Aty ku mikpritja dhe ngrohtësia ndërthuren me pushimet tuaja, Miku Vila & Apartamente në Green Coast është destinacioni i përkryer për relaksin dhe qetësinë që ju nevojitet.
I pozicionuar pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, Resorti Green Coast është krijuar për të qenë në harmoni të plotë me natyrën, duke ofruar një përvojë pushimesh moderne, dinamike dhe tepër komode. Hapësirat e ndriçuara nga drita natyrale dhe të ajrosura, sjellin një ndjesi relaksi dhe jetese në çdo moment.
Me hapin e parë në rezidencën tonë, do të përfshiheni në një atmosferë qetësie dhe relaksi absolut. Hapësirat tona harmonizojnë me mjeshtëri elegancën e sofistikuar me dizajnin modern, duke kombinuar ngjyrat e ngrohta dhe drurin e punuar me art në ballkone dhe dritare.
Tipologjitë e pronave të Miku, të konceptuara dhe arreduara me kujdes për të përmbushur pritshmëritë e familjeve, çifteve dhe grupeve të miqve, përfshijnë
Vilat Elite Deluxe, me sipërfaqe nga 464 deri në 540 m², ndodhen në rreshtin e parë pranë plazhit, duke ofruar privilegjin e afërsisë me detin. Këto vila luksoze, dykatëshe, shquhen për arkitekturën bashkëkohore, pishinat ekskluzive dhe oborret e gjelbëruara. Të kompletuara deri në detajin më të vogël, ato ofrojnë rehati të plotë dhe luks të pakrahasueshëm, duke qenë zgjedhja ideale për familje dhe grupe miqsh që kërkojnë një përvojë të klasit premium
Me një pozicion të privilegjuar pranë plazhit dhe pamje mahnitëse të detit, vilat Elite ofrojnë hapësira të brendshme nga 348 deri në 378 m² dhe ambiente të jashtme të bollshme me pishina dhe kopshte të kuruara. Ato janë perfekte për mbrëmjet e ngrohta verore, ku mund të shijoni një barbekju ose darkë të veçantë në shoqërinë e familjes dhe miqve
Vilat Individuale janë për ata që vlerësojnë privatësinë dhe qetësinë. Me sipërfaqe të brendshme prej 177 m², pamje të mrekullueshme nga deti dhe oborre të gjelbëruara, këto vila ofrojnë një oaz relaksi, ideal për të shijuar mëngjeset dhe mbrëmjet në një atmosferë të qetë dhe intime
Vilat Twin ju ofrojnë një përvojë unike, me pamje të mrekullueshme nga dritaret e dhomave të gjumit, ku mund të shijoni lindjen e diellit mbi malet dhe perëndimin magjepsës mbi detin Jon. Dizajni i rafinuar dhe hapësirat e rehatshme e bëjnë këtë tipologji një zgjedhje perfekte për një eksperiencë të paharrueshme mes elegancës dhe rehatisë
Apartamentet tona familjare ndajnë të njëjtën filozofi estetike dhe funksionale si vilat, me arkitekturë tërheqëse, arredim të kujdesshëm, oborre private dhe pamje panoramike nga deti. Ato janë zgjedhja ideale për çifte të reja, familje dhe grupe të vogla miqësore
Të gjitha pronat përfshijnë oborr të gjelberuar.
Të gjitha pronat përfshijnë parkim të siguruar (numri i parkimeve ndryshon sipas tipologjisë së njësisë së zgjedhur).
Disa prona ofrojnë pishina private ose jacuzzi për një përvojë relaksi të plotë. Për detaje të mëtejshme, ju ftojmë të shikoni fotot dhe specifikimet e pronave.
Rrit përfitimet pa mundim —bashkëpuno me ne dhe shiko si rriten rezervimet, ndërsa ne kujdesemi për gjithçka
Miku është kompania lider në menaxhimin e vilave dhe apartamenteve luksoze për qira në rezidencën prestigjioze Green Coast.
Ofrojmë shërbime të personalizuara, të krijuara për t’iu përshtatur nevojave të çdo pronari – duke garantuar operacione të pandërprera, kujdes të përkushtuar dhe eksperienca të paharrueshme për çdo vizitor