Miku Palase

MIRAGE Villa

Green Coast, Palasë

Çdo moment është një mundësi për të krijuar kujtime të jashtëzakonshme.

Ky apartament modern dhe i kuruar me kujdes është krijuar për të ofruar një përvojë të paharrueshme pushimi, duke kombinuar estetikën bashkëkohore me komoditetin që kërkoni.

Me hapësira të bollshme, ambient të ngrohtë e mikpritës, Mirage është ideal për grupe deri në 5 persona – qoftë për familje, miq apo çifte që kërkojnë më shumë se një qëndrim standard. Çdo element është menduar për të sjellë qetësi vizuale dhe rehati në përdorim, nga mobilimi te ngjyrat që harmonizohen me natyrën përreth. Veçantia e këtij apartamenti qëndron në pishinën që i shton përvojës suaj një ndjesi të vërtetë relaksi dhe freskie. Një vend perfekt për të shijuar rrezet e diellit, për të lexuar një libër, apo për të kaluar çaste të këndshme me njerëzit tuaj të dashur.

Mirage nuk është vetëm një vend për të qëndruar – është një strehë bregdetare ku luks, privatësi dhe natyrë takohen në harmoni të plotë. Pushimi juaj nis këtu.

Struktura & Pajisjet:

  • Dy dhoma gjumi të rehatshme, të pajisura me mobilje moderne
  • Sallon i bollshëm, i ndritshëm dhe komod, me sofa të rehatshme
  • TV, Wi-Fi, Kondicioner
  • Kuzhinë e plotë e pajisur (pianurë, furrë, frigorifer, )
  • Të gjitha elektroshtepiaket e tjera të mëdha e të vogla
  • Tualet modern me dush dhe produkte higjienike
  • Pishinë
  • Oborr i gjelbëruar
  • Postacion parkimi

Mikpritja nga Miku:

Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë ose apartament – por një përvojë të personalizuar:

  • Shërbim mikpritjeje dhe informacioni 24/7
  • Recepsion dhe concierge 24/7
  • Mëngjesi
  • Çadër në plazh
  • Shërbim pastrimi çdo 3 ditë
  • Minibar
  • Staf i dedikuar dhe gjithmonë pranë jush
  • Kafshët e shtëpisë janë të mirëseardhura.

Rezervo tani, për një përvojë të papërsëritshme në bregdetin shqiptar!

Gallery

Disa rregulla me Buzëqeshje

Check-in & Check-out:

Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.

Vizitorët dhe Numri i Personave

Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak

Duhani

Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.

Përdorimi i Pajisjeve

Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin

Pastrimi dhe Kujdesi për Pronën

Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.

Kafshët Shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës

Mbeturinat

Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.

Parkimi

Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.

Zhurmat dhe Ambientet e Përbashkëta

Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura

Siguria

Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse