Green Coast, Palasë
Në zemër të jugut të Shqipërisë, aty ku deti përqafohet me gjelbërimin dhe qetësia shndërrohet në mënyrë jetese, ndodhet Vila Paradise – një vilë dykatëshe elegante që i përmbush pritshmëritë e çdo pushuesi që kërkon relaks, stil dhe komoditet.
E konceptuar për t’u përshtatur me nevojat e grupeve të mëdha apo familjeve që udhëtojnë bashkë me një kapacitet mbi 8 persona, kjo vilë mbresëlënëse ofron ambiente të bollshme dhe të ndriçuara natyralisht, me një stil modern dhe mikpritës. Çdo detaj është menduar me kujdes për të garantuar ndjesinë e ngrohtësisë dhe rehatinë e një shtëpie pushimi pranë detit.
Vila Paradise përfshin gjithashtu një guest house të mobiluar plotësisht – një strukturë më vete që shton nivelin e privatësisë dhe fleksibilitetit për mysafirët, duke e bërë këtë pronë ideale për pushime të gjata dhe relaksuese. Oborri i gjelbëruar, hapësirat për ngrënie në natyrë e kompletojnë përvojën duke krijuar një atmosferë unike për çdo moment.
Kjo vilë është më shumë se një vendqëndrim – është një ftesë për të shijuar jetën në bregdet me qetësi, stil dhe kujtime që zgjasin.
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar. Ju presin:
Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.
Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak
Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.
Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin
Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.
Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës
Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.
Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.
Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura
Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse