Miku Palase

OASIS Villa

Green Coast, Palasë

Një oazë e qetësisë, ku luks dhe natyra bëhen një!

Mirësevini në Oasis Apartment, një vend ku relaksi merr formë dhe çdo detaj flet për rehati, stil dhe qetësi. E vendosur brenda kompleksit elitar Green Coast në Palasë, kjo njësi akomoduese është krijuar për t’u shndërruar në strehën tuaj të qetësisë, aty ku luksi takohet me natyrën për një përvojë vërtet të veçantë. Me kapacitet deri në 7 persona, Oasis është zgjedhja ideale për familje ose grupe miqsh që kërkojnë më shumë hapësirë, privatësi dhe një atmosferë harmonike. Çdo element i këtij apartamenti është menduar me kujdes: nga dizajni i brendshëm,  ngjyrat e deri te detajet që sjellin ndjesinë e një shtëpie komode pranë detit.

Pika kulmore e përvojës suaj do të jetë jacuzzi në ambientin e jashtëm, një kënd i përkryer për relaks nën qiellin e pastër, i rrethuar nga gjelbërimi dhe qetësia që ofron oborri gjelbëruar. Këtu, çdo mëngjes nis me freski dhe çdo mbrëmje përfundon me klas. Ky apartament nuk është thjesht një vend për të qëndruar – është një oazë pushimi që mbetet në kujtesë gjatë.

Struktura & Pajisjet:

  • Dy dhoma gjumi të rehatshme, të pajisura me mobilje moderne
  • Sallon i bollshëm, i ndritshëm dhe komod, me sofa të rehatshme
  • TV, Wi-Fi, Kondicioner
  • Kuzhinë e plotë e pajisur (pianurë, furrë, frigorifer, )
  • Të gjitha elektroshtepiaket e tjera të mëdha e të vogla
  • Tualet modern me dush dhe produkte higjienike
  • Jacuzzi
  • Oborr i gjelbëruar
  • Postacion parkimi

Mikpritja nga Miku:

Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë ose apartament – por një përvojë të personalizuar:

  • Shërbim mikpritjeje dhe informacioni 24/7
  • Recepsion dhe concierge 24/7
  • Mëngjesi
  • Çadër në plazh
  • Shërbim pastrimi çdo 3 ditë
  • Minibar
  • Staf i dedikuar dhe gjithmonë pranë jush
  • Kafshët e shtëpisë janë të mirëseardhura.

Rezervo tani e shijo rehatinë mes detit, natyrës dhe luksit!

Gallery

Disa rregulla me Buzëqeshje

Check-in & Check-out:

Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.

Vizitorët dhe Numri i Personave

Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak

Duhani

Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.

Përdorimi i Pajisjeve

Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin

Pastrimi dhe Kujdesi për Pronën

Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.

Kafshët Shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës

Mbeturinat

Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.

Parkimi

Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.

Zhurmat dhe Ambientet e Përbashkëta

Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura

Siguria

Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse