Green Coast, Palasë
E pozicionuar në një nga perlat më të bukura të bregdetit shqiptar, Vila Bianca ndodhet brenda kompleksit elitar Green Coast, aty ku luksi, natyra dhe deti krijojnë një harmoni të rrallë. Kjo vilë individuale nuk është thjesht një vend pushimi, por një destinacion që mishëron qetësinë, përkujdesjen dhe finesën arkitektonike.Me një stil modern dhe elegant, Vila Bianca është konceptuar për t’ju ofruar një përvojë akomodimi të nivelit më të lartë. Nga fasada e hijshme dhe oborri i gjelbëruar, tek ndriçimi natyral që përshkon çdo ambient të brendshëm, çdo detaj është menduar për të krijuar një atmosferë të ngrohtë, luksoze dhe të rafinuar.
Me kapacitet për mbi 7 persona, vila është ideale për familje të mëdha apo grupe miqsh që kërkojnë komoditet dhe privatësi.Vila Bianca është më shumë se një vilë – është një strehë e elegancës dhe e qetësisë, ku çdo cep reflekton kujdesin ndaj cilësisë, komoditetit dhe jetesës së bukur. Për një qëndrim të paharrueshëm në zemër të rivierës shqiptare, kjo vilë është zgjedhja ideale.
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar. Ju presin:
Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.
Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak
Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.
Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin
Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.
Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës
Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.
Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.
Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura
Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse