Miku Palase

SOLARA Villa

Green Coast, Palasë

Pushimet tuaja elitare fillojnë këtu!

Mirë se vini në Vilën Aurora!Një përvojë pushimi që nuk e keni provuar kurrë më parë – një vilë individuale ultra-moderne, e krijuar për ata që duan më të mirën nga çdo moment i qëndrimit të tyre.

E vendosur në një pozicion të privilegjuar për pamjen e detit, Vila Aurora është një oaz i sofistikimit dhe rehatisë, ku arkitektura elegante, mobilimi me stil bashkëkohor. dhe detajet luksoze krijojnë një ambient që të frymëzon që nga momenti i parë.

Me kapacitet për mbi 8 persona, kjo vilë është perfekte për grupe miqsh, familje të mëdha  që kërkojnë privatësi, klas dhe hapësirë. Çdo dhomë është e menduar me kujdes për të ofruar rehati maksimale, me ndriçim natyral, dritare të mëdha dhe pamje magjike nga deti. 

Në oborrin e rregulluar me finesë do të gjeni kënde për relaks dhe një tavolinë elegante ngrënie në natyrë, ideale për darka verore nën dritën e yjeve.

Edhe për çastet më freskuese pishina moderne e vilës ju pret për një zhytje relaksi me stil. Aurora nuk është thjesht një vilë – është një stil jetese, një vend që do ta kujtoni gjatë.

Struktura & Pajisjet:

  • 3 dhoma gjumi me hapësira të bollshme
  • Sallon i madh komod, me një ambient ndenjeje dhe tavolinë ngrënie e sofa
  • 3 tualete të kompletuara
  • TV, Wi-Fi, Kondicioner
  • Kuzhinë e plotë e pajisur (pianurë, furrë, frigorifer, )
  • Të gjitha elektroshtepiaket e tjera të mëdha e të vogla
  • Pishinë
  • Oborr i gjelbëruar
  • 2 Postacione parkimi

Mikpritja nga Miku:

Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar. Ju presin:

  • Shërbim mikpritjeje dhe informacioni 24/7
  • Recepsion dhe concierge 24/7
  • Mëngjesi
  • Çadër në plazh
  • Shërbim pastrimi çdo 3 ditë
  • Minibar
  • Staf i dedikuar dhe gjithmonë pranë jush
  • Kafshët e shtëpisë janë të mirëseardhura.

Rezervo tani dhe siguro vendin tënd në këtë perlë moderne buzë detit!

Gallery

Disa rregulla me Buzëqeshje

Check-in & Check-out:

Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.

Vizitorët dhe Numri i Personave

Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak

Duhani

Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.

Përdorimi i Pajisjeve

Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin

Pastrimi dhe Kujdesi për Pronën

Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.

Kafshët Shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës

Mbeturinat

Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.

Parkimi

Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.

Zhurmat dhe Ambientet e Përbashkëta

Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura

Siguria

Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse