Miku Palase

Rreth MIKU

Miku është një premtim, një përkushtim ndaj mikpritjes së vërtetë
dhe ndjenjës së përkatësisë.

PSE MIKU?

“Mik” – Një Trashëgimi Shqiptare e Mikpritjes

Fjala më e shenjtë e shqiptarit, kryefjala e karakterit të tij, është “MIK”.
“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit.”

Ky është kodi zakonor i nderit të shqiptarëve, një kushtetutë e pashkruar që ka kaluar brez pas brezi. Në traditën tonë, MIKU është më shumë se një mysafir; ai është një simbol besimi, një status që tejkalon lidhjet familjare dhe shoqërore. Ai që të kërkon strehë dhe ndan sofrën tënde të ka dhënë një privilegj të shenjtë – besimin e tij.

Miku është një premtim, një përkushtim ndaj mikpritjes së vërtetë dhe ndjenjës së përkatësisë. Duke zgjedhur fjalën MIK si emrin e sipërmarrjes sonë, ne nderojmë këtë trashëgimi unikale shqiptare dhe angazhohemi që çdo klient të mos trajtohet thjesht si një vizitor apo klient, por si një mik i vërtetë.

Te Miku, ne e tejkalojmë konceptin e zakonshëm të shërbimit, duke ofruar një eksperiencë që ndërthuret me traditën, ngrohtësinë dhe besimin. Për ata që na besojnë, ne premtojmë: Ju nuk do të jeni vetëm klientë – ju do të jeni MIKU ynë!

VENDNDODHJA JONË

Me shumë bukuri natyrore dhe një koleksion atraksionesh të jashtëzakonshme, bregdeti jugut në Shqipëri është një parajsë e re për t’u zbuluar.

Resorti i ndërtuar në një nga zonat më të bukura të bregdetit jugor, me një arkitekturë bashkohore me hotele e restorante të famshme, butik
elegante, beach bare moderne, Green Coast Palasë është kthyer tashmë kryefjala dhe destinacioni ëndrrave të pushimeve jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe në Europë.

Lehtësisht i arritshme nga Tirana, Vlora, Saranda dhe i gjithë bregdeti, Resorti Green coast Palasë ofron një lokacion ideal për të nisur një aventurë
eksplorimi përgjatë një vije bregdetare prej 450 km dhe mbi 120 plazhe. Delta e Palasë shquhet si pika ku deti dhe malet bashkohen, duke krijuar
një peizazh të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm.

Është një pikënisje perfekte për të zbuluar dhe shijuar bukurinë dhe freskinë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, Syrin e Kaltër, Parkun Kombëtar të
Butrintit, Plazhin e Gjipesë, Plazhin e Dhërmiut, Himarën, Kalanë e Ali Pashës në Portopalermo, Gjirin e Gramës dhe shumë destinacione të tjera të mrekullueshme. Për më tepër, është një vend ideal për ata që dëshirojnë të eksplorojnë gjiret dhe shpellat ujore, të bëjnë shëtitje me mjete lundruese ose të provojnë aktivitete si paragliding dhe hiking

SHUMË ME TEPËR SE
THJESHT NJË QËNDRIM

Me Miku, udhëtimi juaj për të zbuluar vilën ideale në Green Coast Palasë është i qetë dhe i përshtatur. Nga shërbimi i jashtëzakonshëm deri te pronat e zgjedhura me përpikëri, ne sigurojmë që përvoja juaj e apartamenteve dhe vilave me qera të kapërcej pritjet, duke ofruar momente të paharrueshme në destinacionin tuaj të ëndrrave

Hapi i parë për një udhëtim drejt pushimeve të shkujdesura, fillon me pijen e mirëseardhjes, në oborret e gjelbëruara të vilave dhe apartamenteve tona ose në ballkone, për të shijuar pamjen panoramike e imponuese si një dritare e hapur drejt një destinacioni elitë.

Ekipi ynë i Miku ka një dhe vetëm një objektiv: të bëjë më të mirën për t’i bërë pushimet tuaja të paharrueshme. Miku Vila & Apartament ndjek të gjitha rekomandimet dhe protokollet e përmirësuara të higjienës për t’i mbajtur mysafirët të sigurt dhe të lumtur..

shutterstock_2603023973-min