Green Coast, Palasë
Amarea nuk është thjesht një vend ku flini – është një vend ku pushoni me zemër. E vendosur në një nga zonat më të bukura të rivierës shqiptare, ky apartament i ngrohtë dhe i mobiluar me kujdes ofron gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të qetë dhe të këndshëm.
Me kapacitet deri në 5 persona, Amarea është ideale për një familje ose grup të vogël miqsh që kërkojnë komoditet dhe privatësi ku ambientet të ftojnë të relaksohesh nga momenti i parë.
Oborri i gjelbëruar është një nga thesaret e Amarea-s – një hapësirë me ndarje të ndryshme ku mund të pini një kafe mëngjesi në qetësi, të shijoni një gotë vere me miqtë, ose të organizoni një darkë të thjeshtë nën dritën e yjeve. Gjithçka rrethohet nga gjelbërimi, aromat e luleve dhe zhurma e ëmbël e natyrës përreth.
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë ose apartament – por një përvojë të personalizuar:
Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.
Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak
Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.
Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin
Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.
Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës
Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.
Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.
Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura
Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse