Green Coast, Palasë
Mirë se vini në Elara, një apartament i këndshëm e plot jetë, i krijuar për ata që duan të përjetojnë pushime me hare, relaks dhe momente të paharrueshme. Elara ka gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim komod e të mbushur me mirëqenie, me kapacitet deri në 5 persona, ky apartament është ideal për familje ose një grup miqsh që duan të ndajnë bashkë pushimet në një ambient të thjeshtë, por të stilizuar me shije dhe dashuri për detajet.
Mobilimi është i lehtë, modern dhe i ngrohtë – pa luks të panevojshëm, por me gjithçka në vendin e duhur për të ndjerë rehatinë që kërkon në pushime. Atmosfera e apartamentit frymëzon qetësi dhe pozitivitet, ndërsa pamja e detit bën çdo mëngjes më të bukur. Zgjidh Elara-n për një arratisje të thjeshtë, të bukur dhe të mbushur me gëzim!
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë ose apartament – por një përvojë të personalizuar:
Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.
Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak
Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.
Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin
Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.
Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës
Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.
Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.
Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura
Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse