Green Coast, Palasë
I ndodhur në një zonë të qetë dhe të mbushur me gjelbërim, Velina është një apartament i ndriçuar natyralisht, që ofron hapësirën e duhur për deri në 5 persona. Me dy dhoma të veçanta për gjumë dhe një zonë të përbashkët për relaks, është perfekt për familjet që duan të kalojnë kohë cilësore bashkë apo për miqtë që kërkojnë një vend të qetë për të krijuar kujtime të reja.
Stili i arredimit është i lehtë dhe praktik – çdo kënd është menduar për komoditet dhe përdorim të përditshëm. Hapësirat janë të pastërta dhe të organizuara në mënyrë që të ndiheni menjëherë “në vendin tuaj”.
Jashtë, një oborr i bukur me gjelbërim dhe pamje nga deti ju fton të shijoni mëngjeset me diell apo mbrëmjet e qeta. Një ambient i thjeshtë, por plot ngrohtësi, ku pushimet marrin ritmin tuaj.
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë ose apartament – por një përvojë të personalizuar:
Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.
Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak
Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.
Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin
Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.
Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës
Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.
Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.
Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura
Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse