Green Coast, Palasë
Në zemër të magjikes Green Coast, pranë detit të kaltër që ju magjepsë çdo herë, Allure Apartment është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë kombinimin ideal të elegancës, rehatisë dhe hapësirës. Ky apartament i mobiluar me shije dhe kujdes, ofron tre dhoma gjumi të bollshme, dy tualete moderne, dhe një guest house të veçuar me dhomë gjumi, sallon të vogël dhe tualet, duke siguruar hapësirë dhe privatësi të plotë për deri në 9 persona.
Çdo detaj është menduar për t’ju bërë të ndiheni si në një strehë komoditeti dhe bukurie: arredimi i ngrohtë dhe funksional, ambientet e mbushura me dritë natyrale dhe kuzhina e pajisur me të gjitha të domosdoshmet për gatime të këndshme. Është shtëpia juaj pranë detit, ku mund të çlodheni plotësisht, të krijoni kujtime të veçanta dhe të shijoni qetësinë e një pushimi të mirëfilltë.
Oborri i gjelbëruar me tavolinën e jashme me pamje nga deti, është vendi ideal për të shijuar mëngjeset me diellin që ngrihet mbi horizont, apo për të kaluar mbrëmje magjike pranë natyrës dhe freskisë së bregdetit. Atmosfera e këtij ambienti është perfekte për takime familjare, për festa me miqtë ose thjesht për momente relaksi të çmuara.
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë ose apartament – por një përvojë të personalizuar:
Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.
Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak
Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.
Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin
Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.
Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës
Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.
Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.
Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura
Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse