Green Coast, Palasë
Mirë se vini në Vila Amal – një vilë dykatëshe plot dritë dhe jetë, e vendosur në zemër të resortit ekskluziv Green Coast, një prej perlave më të bukura të rivierës shqiptare. Ky resort i njohur për elegancën dhe klasin e tij të veçantë ofron një ambient luksoz dhe të rafinuar, ku natyra bashkëjeton në harmoni me standardet më të larta të komoditetit dhe shërbimit.
Në këtë mjedis, Vila Amal ju fton të shijoni pushime elitare, ku çdo detaj është menduar për të ofruar një eksperiencë relaksi të vërtetë. Me një stil të thjeshtë, por të rafinuar dhe hapësira të bollshme, kjo vilë i përshtatet perfekt nevojave të çifteve, familjeve apo grupeve të miqve me kapacitet mbi 7 persona, që kërkojnë rehati, privatësi dhe atmosferë të ngrohtë.
Në këtë oaz luksi dhe relaksi, ju do të ndiheni pjesë e një bote ku pushimet marrin kuptim të ri — një përvojë e rafinuar, e qetë dhe e paharrueshme që ngrihet mbi çdo pritshmëri. Në Vila Amal çdo ditë është një festë e komoditetit dhe çdo pushim shndërrohet në një kujtim të çmuar.
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar. Ju presin:
Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.
Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak
Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.
Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin
Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.
Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës
Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.
Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.
Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura
Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse