Miku Palase

JON Double Room with Balcony and Garden View

Green Coast, Palasë

Fryma e Jonit në çdo hap

Jon Room, çdo çast është një përqafim i butë nga deti Jon.
Kjo dhomë standarde, ideale për dy persona, është dizajnuar për të krijuar një atmosferë të ngrohtë, intime dhe relaksuese, ku drita natyrale dhe freskia e bregdetit mbushin çdo cep.
Mobilimi i thjeshtë dhe elegant, kombinon stilin modern me ngjyrat e qeta të natyrës, duke sjellë një ndjesi qetësie dhe mirëqenieje që ju shoqëron gjatë gjithë qëndrimit.

Atmosfera ju fton të nisni ditën me buzëqeshje dhe ta përfundoni me perëndime mahnitëse mbi horizontin e kaltër. Pushimi në Jon Room është më shumë se një qëndrim – është një përjetim i pastër i frymës së detit dhe mikpritjes së ngrohtë. Pa pajisje gatimi, kjo dhomë është perfekte për ata që preferojnë të eksplorojnë restorantet.

Struktura & Pajisjet:

  • Shtrat për dy persona
  • Kondicioner
  • TV dhe Wi-Fi
  • Ekspres
  • Oborr te gjelbëruar

Mikpritja nga Miku:

Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë ose apartament – por një përvojë të personalizuar:

  • Shërbim mikpritjeje dhe informacioni 24/7
  • Recepsion dhe concierge 24/7
  • Mëngjesi
  • Çadër në plazh
  • Shërbim pastrimi çdo 3 ditë
  • Minibar
  • Staf i dedikuar dhe gjithmonë pranë jush
  • Kafshët e shtëpisë janë të mirëseardhura

Rezervo tani dhe përjeto qetësinë dhe bukurinë e Jonit!

Gallery

Disa rregulla me Buzëqeshje

Check-in & Check-out:

Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.

Vizitorët dhe Numri i Personave

Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak

Duhani

Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.

Përdorimi i Pajisjeve

Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin

Pastrimi dhe Kujdesi për Pronën

Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.

Kafshët Shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës

Mbeturinat

Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.

Parkimi

Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.

Zhurmat dhe Ambientet e Përbashkëta

Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura

Siguria

Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse