Miku Palase

AURORA Villa

Green Coast, Palasë

Një vend ku dita nis me rrezet e diellit dhe përfundon me tingujt relaksues të valëve!

E vendosur në një nga vijat më të bukura bregdetare të jugut të Shqipërisë, Vila Aurora është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë pushime të mbushura me gëzim, rehati dhe pamje mahnitëse nga deti. Kjo vilë dykatëshe mikpritëse, me kapacitet për mbi 7 persona, ofron hapësira të bollshme dhe komode për familje të mëdha apo grupe miqsh.

Me një mobilim bashkëkohor dhe një atmosferë që të fton të çlodhesh menjëherë, çdo cep i kësaj vile është menduar për të krijuar një ndjesi ngrohtësie dhe lehtësie. Oborri i gjelbëruar ju mirëpret me një kënd relaksi, ku mund të lexoni një libër, të shijoni një koktej apo thjesht të relaksoheni nën hijen tendës. Tavolina e ngrënies në natyrë është vendi ideal për mëngjese të qeta ose darka të gjata me aromë deti.

Dhe sigurisht, pishina është thjesht fantastike – vendi ku fëmijët gëzojnë dhe të rriturit gjejnë freskinë në mes të diellit mesdhetar. Vila Aurora nuk është vetëm një akomodim, por një përvojë që nuk do ta harroni kurrë. Ejani dhe krijoni kujtimet tuaja më të bukura në këtë vend të veçantë.

Struktura & Pajisjet:

  • 3 dhoma gjumi me hapësira të bollshme
  • Sallon i madh komod, me një ambient ndenjeje dhe tavolinë ngrënie e sofa
  • 2 tualete të kompletuara
  • TV, Wi-Fi, Kondicioner
  • Kuzhinë e plotë e pajisur (pianurë, furrë, frigorifer, )
  • Të gjitha elektroshtepiaket e tjera të mëdha e të vogla
  • Pishinë
  • Oborr i gjelbëruar
  • 2 Postacione parkimi

Mikpritja nga Miku:

Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar. Ju presin:

  • Shërbim mikpritjeje dhe informacioni 24/7
  • Recepsion dhe concierge 24/7
  • Mëngjesi
  • Çadër në plazh
  • Shërbim pastrimi çdo 3 ditë
  • Minibar
  • Staf i dedikuar dhe gjithmonë pranë jush
  • Kafshët e shtëpisë janë të mirëseardhura.

Rezervo tani dhe lejo që pushimet tuaja të fillojnë me stil!

Gallery

Disa rregulla me Buzëqeshje

Check-in & Check-out:

Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.

Vizitorët dhe Numri i Personave

Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak

Duhani

Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.

Përdorimi i Pajisjeve

Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin

Pastrimi dhe Kujdesi për Pronën

Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.

Kafshët Shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës

Mbeturinat

Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.

Parkimi

Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.

Zhurmat dhe Ambientet e Përbashkëta

Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura

Siguria

Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse