Green Coast, Palasë
E pozicionuar në zemër të bregdetit magjepsës të Jugut, Vila Celeste është një vilë dykatëshe që mishëron qetësinë, stilin dhe komoditetin në çdo detaj. Kjo rezidencë e bollshme është destinacioni ideal për ata që kërkojnë një arratisje të paharrueshme, duke kombinuar luksin modern me atmosferën e ngrohtë mesdhetare.
Me kapacitet deri në 10 persona, vila është perfekte për grupe miqsh, familje të mëdha apo çifte që udhëtojnë bashkë, duke ofruar privatësi dhe hapësira të ndara për pushim e çlodhje. Ajo përfshin ambiente të ndritshme dhe të ajrosura, të kuruara me kujdes, ku materiali natyral dhe ngjyrat e buta krijojnë një ndjesi të qetë dhe të rafinuar.
Pishina e vilës, e rrethuar nga gjelbërim dhe e pozicionuar në mënyrë që të përfitojë maksimumin e dritës dhe pivatësisë, është vendi i përkryer për të shijuar ditët me diell apo perëndimet magjike me një gotë verë në dorë. Krevatët e diellit dhe hapësira për të shijuar drink-et e pasdites e bëjnë të përsosur për momente relaksi me familjen apo miqtë. Oborri ofron ambiente të dedikuara për relaks apo socializim.
Dizajni i Vila Celeste bashkon linjat e pastra të arkitekturës bashkëkohore me ndjeshmërinë e një shtëpie bregdetare ku çdo detaj është menduar për të ofruar një eksperiencë pushimesh të nivelit të lartë, ku luksi nuk është vetëm në arredim, por në ndjesinë që krijon vendi – rehati, privatësi dhe relaks total.
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar. Ju presin:
Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.
Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak
Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.
Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin
Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.
Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës
Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.
Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.
Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura
Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse