Miku Palase

F.A.Q

Ka 4 mënyra për të bërë një rezervim:

Rezervimi online: Pasi të keni gjetur vilën tuaj të preferuar në faqen tonë të internetit, ju mund të rezervoni direkt përmes sistemit tonë të sigurt të rezervimit online. Nëse keni ndonjë pyetje, mos ngurroni të kontaktoni.

Email: Na dërgoni një e-mail në reception@miku.com.al ose reservation@miku.com.al  dhe ekspertët tanë do t'ju përgjigjet menjëherë për t'ju ndihmuar të gjeni pronën e duhur. Pasi të keni marrë vendimin tuaj, ata do t'ju udhëheqin gjatë procesit të rezervimit.

Telefoni: Na telefononi në +355 69 406 6066: dhe një nga konsulentët tanë të do t'ju përcjellë në çdo hap të procesit të rezervimit.

Kanale të tjera: Mundt të bëni rezervimin tuaj nëpërmjet platformave të tjera si booking.com, Airbnb, apodo etj .

Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga periudha, sezoni, disponibiliteti dhe prona që dëshironi të rezervoni. Ju lutemi kontaktoni konsulentin tonë të vilës ose përdorni sistemin e rezervimit online për të mësuar më shumë, gjatë sezonit të lartë nuk mund të ketë rezervime më pak se 2 netë.

Sezonet e pushimeve në përgjithësi, janë midis muajve në vijim:

Sezoni i lartë: Qershor – Shtator

Kulmi i sezonit: 01 Korrik – 15 Shtator

Sezoni i ulët: Prill dhe Tetor

Depozita e sigurisë është një shumë e paguar nga mysafiri përpara check-in si një mbrojtje kundër dëmtimit të mundshëm të pronës. Nëse nuk ndodh dëmtim gjatë qëndrimit tuaj, shuma e plotë do të rimbursohet brenda 10 ditëve të punës pas daljes.

Kompania Miku ka një recepsion pranë residencës Green Coast e staf të dedikuar për pritjen e mysafirëve.  Një përfaqësues i Miku do t’ju presë për të bërë regjistrimin e plotë, do t’ju shoqërojë në pronën e përzgjedhur e do t’ju bëj një orientim të plotë, për çdo detaj.

Po duhet të paguhet. Gjithësesi të gjitha pronat ofrojnë përshkrime të rregulluara në bazë të dhomave e kapacitetit të shtretërve. Mos ngurroni të kontaktoni stafin tonë për më shumë detaje.

Nëse dëshironi të bëni një rezervim, qoftë në një plazh, restorant, një shërbim specifik ose një përvojë, kontaktoni stafin tonë të dedikuar nëpërmjet:

Tel: +355 69 406 6066

E-mail: reception@miku.com.al

Stafi ynë i dedikuar do të bëjë të pamundurën, që t’ju sigurojë juve përvojën e dëshiruar.

Çdo pronë ka vendparkimin(et) e dedikuar  dhe numri  vendparkimeve është në varësi të tipologjisë së pronës së përzgjedhur. Nëse udhëtoni me më tepër makina sesa numri vendparkimeve të banesës së rezervuar, pranë rezidencës ofrohen parkime me pagesë. Për të parkuar në vendparkimin e dedikuar, brenda resortit, duhet të veprohet në përputhje, me politikat e këtij resorti. Për më shumë, shiko më  poshtë “Rregullore Resortit  Green Coast”.

Jo çdo vilë ose apartament mund të ketë pishinë ose jakuzi. Për më shumë detaje, lutemi të vizitoni faqen tonë të pronave.

Për një ambient të qetë dhe të sigurt, Resorti “Green Coast” survejohet  24 orë në 24 nga kompani e sigurisë private dhe nga kamera.  Lutemi të respektoni rregullat e mëposhtme e bashkëpunoni me stafin e Miku dhe personelin e sigurisë së resortit për një qëndrim të këndshëm për të gjithë.

Parkimi i Automjeteve

  • Automjetet duhet të parkohen vetëm në vendparkimet e paracaktuara, të cilat janë të shënuara dhe të identifikueshme nga sinjalistika përkatëse.
  • Parkimi i automjeteve dhe buggy-ve është i ndaluar në rrugë, trotuare dhe zona të tjera të paautorizuara, përveç atyre që janë të shënuara me sinjalistikën përkatëse.

Shpejtësia e Lejuar

  • Shpejtësia e lejuar për qarkullimin e makinave dhe buggy-ve është 20 km/orë. Ky kufizim ka për qëllim sigurinë e të gjithëve, duke përfshirë këmbësorët dhe përdoruesit e tjerë të mjedisit.

Përdorimi i Buggy-ve

  • Femijët nën moshën 16 vjeçare nuk lejohen të drejtojnë buggy. Ky rregull është i nevojshëm për të parandaluar rreziqet dhe për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve nga aksidentet.

Rregullat e Qarkullimit Rrugor

Në rrugët e këtij resorti, të gjitha automjetet dhe përdoruesit e buggy-ve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Shkeljet e këtyre rregullave do të ndëshkohen me penalitete përkatëse dhe mund të përfundojnë me tërheqjen e automjetit, në përputhje me Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Normat e Zhurmës

  • Zhurma në ambientet e përbashkëta dhe nga njësitë e banimit është e lejuar deri në 65 dB gjatë ditës dhe deri në 35 dB gjatë natës. Në rast të shkeljes së përsëritur të këtyre normave të zhurmës, Security do të njoftojë policinë dhe do të ndërmerren masa përkatëse.

Në rast humbje apo vjedhje të sendeve personale të mysafirëve, kompania MIKU nuk mban përgjegjësi. Lutemi të njoftoni menjëhere stafin e MIKU që të bëjnë me dije autoritete përkatë

Numrat e Emergjencës:

  • 129 / Policia e Shtetit
  • 127 / Ambulanca
  • 128/ Zjarrëfikëse
  • 125/ Qendra Ndërinstitucionale Detare
  • 112/ Shërbimi Emergjencës

Numrat e Shërbimit:

Reception:    +355 69 406 6066

Mirëmbajtja: +355 69 406 6068

Buggy:            +355 69 400 0074 / +355 69 400 0076

Email: reception@miku.com.al / reservation@miku.com.al

Regjistrimi (check-in) bëhet duke nisur nga ora 15:00 dhe dalja (check-out) jo me vonë se ora 10:30.

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts. Separated they live in Bookmarksgrove right at the coast

Ju mund të shikoni politikën e anulimit për çdo vilë/apartament duke vizituar sistemin tonë të rezervimit online (kliko 'Rezervo Tani' në faqen e pronave) ose duke kontaktuar stafin tonë për më shumë informacion Por, në rast se tarifa e rezervimit juaj ka një politikë të përcaktuar të anulimit, kjo prevalon mbi rregullat e përgjithshme të anulimit që aplikon kompania.

Wi-Fi me shpejtësi të lartë ofrohet falas në të gjitha njësitë e administruara nga Miku  juaj.

Gati të gjitha vilat dhe apartamentet e koleksionit tonë janë miqësore për familjen. Kontaktoni në nr: +355 69 406 6066 ose email: reception@miku.com.al dhe stafi ynë do t’ju rekomandojnë opsionet më të mira bazuar në moshat e fëmijëve tuaj.

Pastrimi i pronës është në varësi të qendrimit. Për rezervime të gjata shërbimi pastrimit ofrohet njëherë në çdo tre ditë. Nëse dëshironi pastrim të përditshëm, lutemi të kontaktoni stafin tonë për më shumë detaje

Ekipi ynë është gjithmonë i disponueshëm për të zgjidhur problemet e mundshme menjëherë dhe për t'u siguruar që të keni një përvojë të qetë pushimesh. Nëse keni nevojë për ndihmë gjatë qëndrimit tuaj në një nga vilat ose apartamentet tona, mund të na kontaktoni përmes:

Tel: +355 69 406 6066

E-mail: reception@miku.com.al

Në vilat dhe apartamentet e Miku do të ndiheni si në shtëpi. Të gjitha pronat tona kanë të listuar me kujdes të gjithë gamën e pajisjeve elektro-shtepiake, si dhe ofrojnë shtrojet për pjesën e fjetjes si dhe për tualetin ose pishinën/jakuzin. Për më shumë detaje, lutemi të vizitoni faqen tonë të pronave.

Kafshët shtëpiake janë të lejuara në pronat tona. Nuk aplikohen tarifa shtesë

Dëmtimet e Pasurisë dhe Infrastrukturës

  • Mysafirët duhet të mirëmbajnë pajisjet dhe infrastrukturën brenda pronë Ata do të mbajnë përgjegjësi për dëmtime e thyerje të vullnetshme, me penalitete : mbulim/riparim ose zvendësim i objekteve të dëmtuara .

Dëmtimet në Hapësirat e Përbashkëta

  • Çdo dëmtim i vullnetar i hapësirave të përbashkëta, si rrugë, trotuaret, gjelbërim etj do të sjellë një vlerësim për riparim dhe për pasoje dhe mbulimin e kostove.

Mungesa/marrja e sendeve shtëpiake

  • Në rast mungese/ marrje të sendeve dhe objekteve që janë në pronësi të pronës nga mysafirët do të vendosen penalitete dhe deri në kallëzime penale sipas ligjit në fuqi të Republikës së Shqipërisë.