Green Coast, Palasë
E vendosur në një nga perlat e rivierës shqiptare, Vila Marea është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë një vend të rehatshëm dhe me stil për të kaluar pushimet. Kjo vilë dykatëshe ofron një përzierje të harmonishme mes komoditetit të shtëpisë dhe atmosferës unike të një destinacioni bregdetar elitar.
E projektuar për të pritur deri në 8 persona, vila është e përkryer për familje të mëdha ose grupe miqsh që duan të qëndrojnë së bashku pa sakrifikuar hapësirën dhe privatësinë. Ambientet e brendshme janë të ndriçuara natyrshëm, të mobiluara me shije dhe të kuruara në detaj për të krijuar një ndjesi ngrohtësie dhe qetësie që të mbështjell që nga momenti i parë.
Kjo vilë nuk është thjesht një vend për të qëndruar – është një përvojë. Një hapësirë ku thjeshtësia dhe eleganca takohen për të krijuar pushime që mbahen mend gjatë. Nga ambientet e brendshme të kuruara, te ndjesia e relaksit total që të ofron vendndodhja – Vila Marea është ftesa juaj për t’i dhënë vetes një pushim me stil.
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar. Ju presin:
Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.
Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak
Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.
Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin
Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.
Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës
Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.
Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.
Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura
Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse