Miku Palase

MERIDIAN Villa

Green Coast, Palasë

Thjeshtësia që frymëzon rehati – mirë se vini në Meridian!

Vila Meridian është një vilë dykatëshe që kombinon thjeshtësinë, komoditetin dhe privatësinë për të ofruar një përvojë autentike dhe të qetë bregdetare. E vendosur pranë bukurisë natyrore të rivierës shqiptare, kjo vilë është ideale për familje ose grupe miqsh që kërkojnë hapësirë dhe rehati në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës. Kapaciteti deri në 6 persona e më shumë i përshtatet lehtësisht pushuesve të të gjitha kategorive.

Me një arredim të thjeshtë çdo detaj është menduar për një qëndrim sa më të këndshëm – një shtëpi larg shtëpisë, me qetësi, rehati dhe atmosferë bregdetare që të mbetet në mendje të kuruara me kujdes.  Ambiente funksionale e të ndriçuara natyralisht, duke ofruar çdo lehtësi që ju nevojitet për pushime të qeta e pa shqetësime. Zona e ndenjies dhe hapësirat e jashtme janë të përshtatura për momente relaksi, mëngjese ose mbrëmje të këndshme pranë freskisë së detit dhe natyrës.

Struktura & Pajisjet:

  • 2 kate të organizuara me kujdes për t’i ofruar çdo grupi hapësirë të bollshme dhe komoditet në lëvizje.
  • 2 dhoma gjumi me krevate të rehatshëm dhe dritë natyrale, e ballkone të bollshëm.
  • 2 tualete moderne për prakticitet maksimal gjatë qëndrimit tuaj.
  • Sallon i hapur dhe i ndriçuar, me divan që shërben edhe si sofa .
  • TV, Wi-Fi, Kondicioner 
  • Kuzhinë e plotë e pajisur (pianurë, furrë, frigorifer,  etj.)
  • Të gjitha elektroshtepiaket e tjera të mëdha e të vogla
  • Oborr i gjelbëruar
  • 2 Postacione parkimi

Mikpritja nga Miku:

Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar. Ju presin:

  • Shërbim mikpritjeje dhe informacioni 24/7
  • Recepsion dhe concierge 24/7
  • Mëngjesi
  • Çadër në plazh
  • Shërbim pastrimi çdo 3 ditë
  • Minibar
  • Staf i dedikuar dhe gjithmonë pranë jush
  • Kafshët e shtëpisë janë të mirëseardhura.

Rezervo tani dhe jeto pushimet në stilin e thjeshtë e të rehatshëm që ofron Vila Meridian!

Gallery

Disa rregulla me Buzëqeshje

Check-in & Check-out:

Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.

Vizitorët dhe Numri i Personave

Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak

Duhani

Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.

Përdorimi i Pajisjeve

Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin

Pastrimi dhe Kujdesi për Pronën

Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.

Kafshët Shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës

Mbeturinat

Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.

Parkimi

Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.

Zhurmat dhe Ambientet e Përbashkëta

Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura

Siguria

Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse