Miku Palase

SHERBIMET

Përjetoni shërbime të jashtëzakonshme të krijuara për ju.

SHËRBIME PËR
VIZITORËT

Ne kujdesemi për çdo detaj për të siguruar që udhëtimi juaj të jetë i paharrueshëm. Nga relaksimi i plotë tek aventurat emocionuese, apo komoditeti që ju meritoni, përzgjedhja jonë e shërbimeve është dizajnuar me përpikëri për t’iu përshtatur dëshirave dhe pritshmërive tuaja. Le të bëjmë së bashku çdo moment të udhëtimit tuaj të veçantë dhe të mbushur me kënaqësi

Lundroni nëpër ujërat e kristalta dhe eksploroni bukuritë e fshehura të bregdetit shqiptar! Me një udhëtim me varkë, do të keni mundësinë të vizitoni gjire të virgjëra, shpella ujore magjepsëse dhe plazhe të paarritshme me këmbë.
Qoftë për të shijuar qetësinë e valëve, për të fotografuar peizazhet mahnitëse apo për të përjetuar magjinë e perëndimeve mbi Jon, çdo moment në këtë aventurë është i veçantë.
Lundrimet tona përshtaten me dëshirat tuaja – nga udhëtimet intime për çifte, deri te ato emocionuese për grupe miqsh dhe familjarë. Bashkohuni për një përvojë të paharrueshme në det!

Shijoni një eksperiencë unike me transferta ditore me varkë, duke lidhur destinacione magjepsëse përgjatë bregdetit shqiptar të Jonit. Lini pas stresin e rrugëve dhe përjetoni një mënyrë relaksuese për të udhëtuar, ndërsa valët e Jonit ju shoqërojnë.

Ideale për udhëtime drejt plazheve të fshehura e të paeksploreara, gjireve të qeta, transfertat tona ofrojnë rehati, komoditet dhe siguri.

Rezervoni sot dhe filloni aventurën tuaj mes detit dhe diellit!

Zbuloni bukuritë e fshehura të botës nënujore dhe përjetoni një aventurë të paharrueshme zhytjeje! Uji i kristaltë dhe biodiversiteti mahnitës i bregdetit shqiptar ofrojnë një përvojë magjike për adhuruesit e zhytjes, qoftë fillestarë apo profesionistë. Udhëzuesit tanë të kualifikuar do të sigurohen që ju të ndiheni të sigurt dhe të shijoni çdo moment të kësaj aventure emocionuese.

Qoftë për të zbuluar bukuritë nënujore, për të sfiduar veten apo thjesht për të krijuar kujtime unike, zhytja jonë është një mundësi që nuk duhet ta humbisni!

Fluturoni mbi horizontin dhe përjetoni ndjesinë e jashtëzakonshme të paragliding-ut. Ndërthurja e adrenalinës me qetësinë e pamjeve panoramike mbi det e mal e bën këtë eksperiencë të paharrueshme.

Pavarësisht nëse jeni fillestar apo aventurier me përvojë, kjo përvojë do t’ju lidhë me natyrën në një mënyrë unike, duke ju dhuruar momente lirie absolute dhe emocione të papërshkrueshme. Aventuroni në qiell dhe krijoni kujtime që do t’i ruani përgjithmonë!

Zbuloni thesaret e fshehura dhe atraksionet më të njohura të qyteteve të afërta përmes ekskursioneve me guidë profesionale. Ekspertët tanë do t’ju mundësojë guida në çdo qytet të afërt që deshironi të vizitoni.

Eksploroni rrugicat me kalldrëm të qyteteve të lashta, shijoni arkitekturën madhështore dhe ndaloni në pikat tradicionale për të provuar produkte lokale. Vizitoni muze të pasur me histori, monumente ikonike dhe vende që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore dhe shpirtin autentik të rajonit.

Ekskursioni juaj do të jetë më shumë se një udhëtim – do të jetë një përvojë e pasur edukative dhe emocionale, që do t’ju lidhë me bukuritë dhe historinë e qyteteve përreth. Lëreni guidën tuaj të kujdeset për çdo detaj, ndërsa ju shijoni një aventurë të mbushur me kujtime të paharrueshme!

Shërbim i personalizuar për një klientelë globale. Ekipi ynë shumëgjuhësh ofron mbështetje të shkëlqyer dhe të kuptueshme për të siguruar që mysafirët tanë të ndihen të mirëpritur dhe të kujdesur, pa marrë parasysh nga vijnë. Ne mundësojmë një përvojë të paharrueshme dhe pa pengesa për çdo vizitor, duke ofruar shërbime të përshtatura sipas nevojave dhe preferencave të secilit individ.

Përfitoni qasje në ndihmën e ekspertëve për rekomandime, rezervime dhe aranzhime, duke thjeshtuar çdo aspekt të qëndrimit tuaj. Kontaktoni në emailreception@miku.com.al & reservation@miku.com.al Cel : +355 69 406 6066

SHËRBIME PREMIUM PËR REZIDENTËT E GREEN COAST

Pushoni pa shqetësime, ndërsa ne kujdesemi për çdo detaj të
vilës suaj.
Me një staf të trajnuar, diskret dhe profesional, sigurojmë mirëmbajtje të plotë të pronës suaj. Çdo anëtar i ekipit tonë punon me përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve, duke garantuar që vilat të reflektojnë luksin dhe qetësinë që kërkoni.
Ne jemi të pranishëm gjatë gjithë vitit për të siguruar një ambient të freskët dhe mikpritës, të gatshëm për t’ju mirëpritur në çdo moment.
Rehatia juaj është misioni ynë

Pastrimi Shtëpisë

Ajrosje, Kujdes Gjatë Gjithë Vitit

Kopshtari e Personalizuar

Mirëmbajte Pishinave

Mirëmbajtje & Dezinfektim

Ndihmë Emergjente