Miku Palase

VALA Villa

Green Coast, Palasë

Një pushim i ngrohtë, në zemër të detit!

Nëse jeni në kërkim të një vendi të qetë dhe të ngrohtë për t’u shkëputur nga rutina, ky apartament i vogël por plot stil është zgjedhja ideale për ju. I ndodhur në zemër të kompleksit Green Coast, ky ambient cozy është krijuar për të ofruar relaks, qetësi dhe një ndjesi shtëpie, larg nga zhurmat e përditshme.

Idealisht i përshtatshëm për një çift ose një familje deri në 3 persona, grupe shoqërie të vogla apartamenti ju mirëpret me një atmosferë të ngrohtë. Pika më e bukur e këtij apartamenti është ballkoni i gjerë me pamje nga deti – një vend perfekt për të filluar ditën me një kafe në dorë, për të lexuar një libër nën rrezet e diellit ose për të shijuar një darkë të qetë me tingujt e dallgëve në sfond.

Ky apartament nuk është vetëm një vend për të qëndruar, por një hapësirë ku mund të rikuperoni energjitë, të krijoni kujtime të bukura dhe të përjetoni pushime me ritmin tuaj. I ngrohtë, i thjeshtë, i qetë – një përqafim i vogël buzë detit që ju pret.

Struktura & Pajisjet:

  • Një dhomë gjumi
  • Salloni i hapur për relaks, e sofa
  • Kuzhinë e plotë e pajisur (pianurë, furrë, frigorifer, )
  • Tualet e produkte higjienike
  • TV, Wi-Fi, dhe ajër i kondicionuar
  • Ballkon me pamje e mrekullueshme nga deti
  • Postacion parkimi

Mikpritja nga Miku:

Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë ose apartament – por një përvojë të personalizuar:

  • Shërbim mikpritjeje dhe informacioni 24/7
  • Recepsion dhe concierge 24/7
  • Mëngjesi ,
  • Çadër në plazh
  • Shërbim pastrimi çdo 3 ditë
  • Minibar
  • Staf i dedikuar dhe gjithmonë pranë jush
  • Kafshët e shtëpisë janë të mirëseardhura

Rezervo tani aty ku relaksi, komoditeti dhe natyra takohen në mënyrë perfekte!

Gallery

Disa rregulla me Buzëqeshje

Check-in & Check-out:

Check-in: Pas orës 15:00. Check-out: Deri në orën 11:00 Për check-in më herët ose check-out të vonuar, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht.

Vizitorët dhe Numri i Personave

Lejohen vetëm numri i personave të përcaktuar në rezervim,
sipas kapacitetit.
Vizitorët shtesë nuk lejohen pa miratimin tonë paraprak

Duhani

Duhan pirja lejohet vetëm në ambientet e jashtme.

Përdorimi i Pajisjeve

Ju lutemi përdorni pajisjet me kujdes.
Mos ndryshoni vendndodhjen e mobiljeve.
Mos përdorni pajisjet elektrike nëse nuk jeni të njohur me
funksionimin e tyre; në rast pasigurie, kontaktoni stafin

Pastrimi dhe Kujdesi për Pronën

Ju lutemi gjatë qëndrimit tuaj mbani pastër shtëpinë.
Çdo dëmtim i shkaktuar gjatë qëndrimit duhet të raportohet
menjëherë.
Vizitorët janë përgjegjës për çdo dëmtim të pronës ose pajisjeve
gjatë qëndrimit të tyre.

Kafshët Shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë të mirëseardhura, lejohet maksimumi një për njësi.
Pronarët janë përgjegjës për pastrimin e mbetjeve të kafshëve të tyre.
Kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen vetëm në ambientet e
brendshme ose të jashtme të pronës

Mbeturinat

Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerët e përcaktuar.

Parkimi

Çdo njësi banimi ofron vend parkimi të dedikuar.
Në rast se keni më shumë automjete se vendet e parkimit të caktuara, ju lutemi përdorni hapësirat e parkimit të disponueshme jashtë rezidencës.
Parkimi në rrugët e brendshme të rezidencës ose në vende të
paautorizuara nuk lejohet.

Zhurmat dhe Ambientet e Përbashkëta

Ju lutemi të respektoni qetësinë e komunitetit, veçanërisht nga ora 24:00 deri në 08:00.
Respektoni qetësinë dhe privatësinë e fqinjëve në të gjitha ambientet e përbashkëta të rezidencës.
Përdorni ambientet e përbashkëta me kujdes dhe respektoni
rregullat e vendosura

Siguria

Siguroni dyert dhe dritaret kur dilni nga prona.
Mos ndani kodet e hyrjes (nëse ka) me persona të paautorizuar.
Për humbjen apo vjedhjen e sendeve personale kompania MIKU nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi njoftoni menjëherë stafin e recepsionit , i cili do të
njoftojë autoritetet përkatëse